Zgjedhjet/ Veliaj prezanton kandidatin për Vorën: Luli dhe Berisha kanë falimentuar, votën e duan për sherre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet/ Veliaj prezanton kandidatin për Vorën: Luli dhe Berisha kanë falimentuar, votën e duan për sherre

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Vorë ku prezantoi kandidatin socialist për kryetar të Bashkisë në zgjedhjet e 6 Marsit, Blerim Shera, ku tha se ka vetëm një parti fituese dhe ajo është Partia Socialiste.

 

Ai nënvizoi se në Partinë Demokratike askush nuk e ka mendjen te populli, por te sherret për karriget e tyre.

“Ata e duan votën për sherre dhe thonë: ‘Ma jepni votën, që t’ia fus Saliut’. Saliu thotë: ‘Ma jepni votën që t’ia fus Lulit’. Por, vota është kontratë, nuk është levë për sherr, nuk është shul, nuk është bravë. Vota është kontratë! Unë do lidh një kontratë me ata që do më shërbejnë, me ata që do më bëjnë investimet, me ata që kanë akses te qeveria, me ata që kanë mundësi të çojnë përpara këto projekte, me ata që mund të mbarojnë procesin e vaksinimit, me ata që mund të mbarojnë shkollat, me ata që mund të mbarojnë rrugët, me ata që mund të mbarojnë ujësjellësit, më ata që mund të mbarojnë pallatet, me ata që mund të mbarojnë shtëpitë. Vota është armë, por arma jote jo për sherr”, pohoi Veliaj.
Për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, Veliaj tha se janë dy anë të së njëjtës monedhë, që nuk është më në qarkullim.
“Mos kini asnjë iluzion! Janë dy anët e së njëjtës monedhë, të falimentuar. Janë si ai leku i vjetër, njëri është koka, tjetri është pili. Po është koka-pili i një monedhe që nuk është më një qarkullim. Tamam si ai leku i vjetër, që sot nuk vlen asgjë, dhe ka ardhur koha të riciklohet. Ata janë shembulli se çfarë ndodh kur të hipën vetja në qejf, kur e shikon karrigen si mënyrë për ta vjelë popullin, jo për t’i shërbyer, dhe ja çfarë i ndodh partisë tonë kur reflekton, kur punon, kur është e përulur, kur i bashkon njerëzit dhe nuk i përçan, fiton gjithmonë. Ndaj, formula jonë e fitores dihet”, u shpreh Veliaj.

Advertisement

Ai shtoi se Partia Socialiste është si një familje e madhe që i mirëpret të gjithë, që është aty për njerëzit, edhe kur mbarojnë zgjedhjet. Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, foli për formularin që kryeministri Rama ka nisur shtëpi më shtëpi, për të marrë mendimin e të gjithëve për vendimet e rëndësishme që qeveria do marrë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy