Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një tryezë diskutimi me drejtuesit e institucioneve që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në fjalën e tij për mediat, Begaj theksoi se zgjedhjet duhet të zhvillohen në bazë të standardeve demokratike dhe shit-blerja e votës duhet të mos tolerohet.
Begaj theksoi se kandidatët duhet të paraqesin programin e tyre elektoral në transparencë të plotë për qytetarët.
“Partitë politike duhet të japin ofertë sa më të qartë dhe transparente. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur me forma të paligjshme pjesë e procesit zgjedhor. Fenomenet e shit blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme. Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që cenon procesin zgjedhor”, theksoi ai.
Institucionet e pranishme në këtë tryezë ishin KQZ, kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, anëtarë e rregullatorë dhe KAS.
Gjithashtu presidenti ka ftuar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku si edhe shefen e misionit të ODIHR, Audrey Glover.