Zgjedhjet vendore/ Interes i shtuar i qytetarëve të Himarës, numri i pjesmarrësve disa herë më i lartë se në 2019-ën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Interes i shtuar i qytetarëve të Himarës, numri i pjesmarrësve disa herë më i lartë se në 2019-ën

Interesi i qytetarëve të Himarës për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet vendore ka ndjekur një trend në rritje.

 

Pjesëmarrja në Bashkinë Himarë është e lartë, pasi deri në orën 16:50 shifrat shënojnë 7344 votues.

 

Advertisement

Nëse bilanci i deritanishëm vihet në raport me shifrat e zgjedhjeve të 21 Qershorit të 2015, ku totali i numrit të votuesve ishte 8661 mund të deduktohet se pjesëmarrja do tejkalohet.

 

Bashkia Himarë është kthyer në kryefjalë gjatë ditëve të fundit, pas arrestimit të kandidatit të opozitës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shitblerje votash.

 

Advertisement

Opozita ka bërë thirrje për përgjigje masive me votë të qytetarëve, duke theksuar se arrestimi i kandidatit të tyre është orkestruar nga kryesocialisti Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy