minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Zgjedhjet vendore/ Partia Bindja Demokratike do të garojë e vetme - Struga.info


Zgjedhjet vendore/ Partia Bindja Demokratike do të garojë e vetme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Partia Bindja Demokratike do të garojë e vetme

Partia Bindja Demokratike do të garojë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 Majit të vitit të ardhshëm.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Astrit Patozi.

 

Advertisement

 

Nga Elbasani, Patozi është shprehur se ky vendim ka ardhur pas konfliktit dhe mosmarrëveshjeve brenda forcave më të mëdha opozitarë të vendit.

 

 

Advertisement

“BINDJA DEMOKRATIKE VENDOS TË GAROJË E VETME
Bindja Demokratike nisi dje përgatitjet intensive për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke pasur objektiv kryesor përfaqësimin në të 61 bashkitë e vendit.
Bordi i saj Drejtues, që u mblodh në Elbasan, vendosi
që, në kushtet e një konflikti të paprinciptë brenda forcave kryesore të opozitēs, i cili ka pamundësuar krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, Bindja Demokratike të garojë e vetme në këto zgjedhje.
Nevoja e shoqërisë shoqërisë shqiptare për një alternativë të re opozitare si identitet politik i Bindjes Demokratike u përcaktua si lajmotivi i fushatës së çdo kandidati, në çdo bashki të Shqipërisë.
Mbledhja vendosi gjithashtu të komandojë Fabian Topollajin si koordinator të partisë, deri në përfundimin e zgjedhjeve vendore.”– shkruan Patozi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy