Zhaklin Lekatari: Në shkolla të integrohet edukimi seksual. Muçi: Ligji për krimet kibernetike të ashpërsohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhaklin Lekatari: Në shkolla të integrohet edukimi seksual. Muçi: Ligji për krimet kibernetike të ashpërsohet

Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës në ditët e para të janarit. Sipas deklarimeve fillestare, shkak i ngjarjes së rëndë u bë një profil denigrues i hapur në emër të 41-vjeçares në platformën Tik Tok. Disa ditë pas ngjarejs, në pranga ra edhe bashkëshorti, Xhemal Loka, pasi dyshohet se e kishte shtyrë drejt vetëvrasjes për shkak të dhunës që kishte ushtruar.

Të ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, aktivisjta Zhaklin Lekatari dhe avokati Besnik Muçi mendojnë se duhet të ashpërsohet ligji për krimet kibernetike.

Lekatari: Mendoj që shëndeti emocional të mësohet duke integruar në shkolla edukimin seksual. Nuk është tutorial si të kryejmë marrëdhënie seksuale. Jo edukimi seksual të mëson si të sillesh me tjetrin. Theksin dua ta vendos te legjislacioni për dhunën virtuale, gjuhën virtuale dhe krimin kibernetik. Duhet një kuadër i ri ligjor për krimet kibernetike. Media funksionin me mekanizma vetërregullues, por duhet një mekanizëm ndërhyrës. Ne nuk kemi një kuadër ligjor në Kodin Penal që i adresohet vetëm kësaj çështjeje.

Muçi: Ka nevojë që Kodi Penal të rregullohet. Masa e dënimit duhet të rritet. Duhen specialistët, qoftë të fushës juridike, qoftë të fushës kibernetike, të bashkëpunojnë. Është urgjente kjo nevojë. Është e nevojshme që strukturat e policisë së shtetit të forcohen dhe modernizohen në këtë pjesë. Qendrat ose vendet ku janë të vendosura këto pajisje, janë në vende të tjera. Duhet që shteti ynë të lehtësojë proceduart e bashkëpunimit me qendrat që monitorojnë rrjetet tona sociale. Është e vështirë që një kallëzim për rrjetet sociale ta hetojnë autoritetet shqiptare kur nuk kanë akses. Është shumë e vështirë, në kufijtë e të pamundurës, kështu që duhet krijimi i mekanizmeve dhe bashkëpunimeve dy palëshe.

Advertisement

Lekatari: Italia e ndaloi Tik Tokun për një rast vetëvrasjejse. Ne kemi 4 deri tani dhe nuk kemi bërë asgjë,. Unë nuk mendoj se e zgjidh ndalimi, por është një mënyrë për ruajtjen e të dhënave dhe për filtrimin. Patjetër që ndihmon./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy