Zhbllokohet eksporti i vajit/ Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhbllokohet eksporti i vajit/ Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje

Pas afro dy muajve bllokim, qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut arritën marrëveshjen për rinisjen e eksportit të vajit të lule diellit drejt Shqipërisë.

 

Lajmi u bë i ditur nga dy ministrat e ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Kreshnik Bekteshi në Tiranë. Bllokimi erdhi nga shteti fqinj pas luftës Rusi Ukrainë, me qëllim ruajtjen e ofertës në treg.

 

Advertisement

Importet e këtij produkti nga Maqedonia e Veriut zënë një peshë prej 10-15%  të tregut. Arritja e marrëveshjes bën të mundur zhbllokimin e disa bizneseve që kanë kryer më herët pagesat, por nuk mundën të importonin këtë produkt në tregun shqiptar.

 

Ministrja Delina Ibrahimaj tha se pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimit të këtij produkti, tregu nuk ka mungesa

 

Advertisement

Aktualisht një litër vaj lule dielli tregtohet deri në 400 lekë. Ky është produkti me rritjen më të madhe të çmimit që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy