Zhbllokohet kanali i Suezit, lëvizet anija me peshë 224 ton

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhbllokohet kanali i Suezit, lëvizet anija me peshë 224 ton

“Ever Given “ një nga anijet më të mëdha në botë që peshon 224 ton, është liruar pjesërisht pasi nga dita e martë ka ngecur në Kanalin e Suezit.

Ky lajm shton shpresat për zhbllokimin e korridorit ujor strategjik. Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit, dha lajmin e mirë duke shtuar se vijojnë hetimet për të kuptuar shkakun e incidentit.

 

OSAMA RABIE

Advertisement

KRYETAR I AUTORITETIT TE KANALIT TE SUEZIT

“Aksidentet e mëdha gjithmonë ndodhin për shkak të disa arsyeve dhe gabimeve të kombinuara. Mund të ketë qënë një gabim teknik ose njerëzor, por këtë do ta zbulojnë hetimet. Për momentin nuk mund të provojmë asgjë. E vetmja arsye e qartë është se pati erëra të forta dhe stuhi rëre, por nuk mund të ketë qënë vetëm ky shkaku, mendoj se ka patur gabime njerëzore.”

Anija Ever Given, po transportonte 18 mijë kontejnerë nga Azia në Europë. Nga data 23 mars trafiku përmes kanalit është ndalur, duke çrregulluar rrjetin global të furnizimit.

Advertisement

Tarifat e transportit të anijeve cisternë të produkteve të naftës pothuajse u dyshishuan.Më shumë se 320 anije aktualisht janë në pritje.

Në Kanalin e Suezit kalon rreth 12 për qind e tregëtisë botërore.

Mjeti lundrues me gjatësi prej 400 metrash ka ngecur në formë diagonale në pjesën jugore të kanalit. Më shumë se 320 anije janë në pritje për të kaluar, disa në drejtim të Detit Mesdhe e disa të tjera drejt Detit të Kuq.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy