Zhvati 570 mijë euro përmes mashtrimit, Gjykata lë në burg ish-zyrtaren e Bankës së Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhvati 570 mijë euro përmes mashtrimit, Gjykata lë në burg ish-zyrtaren e Bankës së Shqipërisë

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Milena Deraj, ish-zyrtaren e Bankës së Shqipërisë, e cila zhvati 570 mijë euro përmes mashtrimit.

 

Milena Deraj mori fillimisht nga shoqja e saj shumën prej 225 milionë euro me premtimin se do i investonte në bono thesari. Por pas vonesave në marrjen e fitimit të shumës së investuar, Elira Shyti ka dyshuar se po mashtrohej dhe më pas ka denoncuar në polici ish-zyrtaren e Bankës së Shqipërisë.

 

Advertisement

Kjo e fundit ka prezantuar Milena Derajn me Afërdita Ferracakun. Pas njohjes, Deraj i ka thënë se njeh një avokat të mirë që mund të ndihmojë Hasan, Shyqyri dhe Abedin Verracakun për një çështje ligjore, që shënon dhe rastin e dytë të mashtrimit.

 

Sipas Derajt, avokati i ka kërkuar 340 mijë euro, duke i thënë se Prokuroria ka prova të forta për Verracakët në lidhje me masakrën e Velipojës, por pas shumave të parave, mund t’i ndihmojë në gjykim të shkurtuar duke shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.

 

Advertisement

Pasi familja Verracaku ka rënë dakord, janë takuar tre herë me Milena Derajn, ku i kanë dhënë asaj në total 340 mijë euro. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe familja Verracaku ka kuptuar se janë mashtruar nga ish-zyrtarja e Bankës së Shqipërisë dhe i kanë dërguar mesazhe kërcënimi duke i thënë që mos të dalë nga Shqipëria as ajo as djali i saj, pa kthyer të gjithë shumën që u kishte marrë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy