minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Zjarr i madh në Maliq/ Merr flakë fabrika e prodhimit të peletit - Struga.info


Zjarr i madh në Maliq/ Merr flakë fabrika e prodhimit të peletit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr i madh në Maliq/ Merr flakë fabrika e prodhimit të peletit

Merr flakë njëra prej ndërtesave, në pronësi të një firme private e cila merret me prodhimin e Peletit të drurit në Maliq.

 

Zjarri që ka përfshirë një pjese të madhe të ndërteseës që mësohet që shërben për të mbajtur njeë pjese të lëndës drusore që përdoret për prodhimin e Peletit.

 

Advertisement

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr, që ka sjell dëme të konsiderueshme.

 

Krahas shërbimit zjarrfikës të Maliqit janë duke punuar edhe zjarrfikës nga Korça pasi zjarri në ndertesë po përhapet me shpejtësi.

 

Advertisement

Zjarri rrezikon të përhapet edhe në ndërtesat pranë, përfshi edhendërtesën kryesore në të cilën prodhohet peleti.

 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Advertisement

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy