Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur në fshatin Vepçan në Berat.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli,ndërkohë që ndërhyrja drejt zonës së zjarrit është e pamundur me mjete.
Advertisement
Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse por mungesa e rrugës ka bërë qē forcat të punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e fshatit. Zjarrëfikësit janë duke luftuar me flakët,për të kryer jo vetëm shuarjen e plotë të tyre por edhe për të shmangur riaktivizimin e vatrave të reja të zjarit që po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era.
Advertisement
Raportohet nga vendngjarja se,nga zjarri është djegur një sipërfaqe e madhe pylli,ndërkohë që shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.