Nje tjetër vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.
Zjarri mësohet se është në pjesën veriore të fshatit dhe favorizohet nga era. Punonjësit e PMNZSH Gjirokastër, admnistratorë të fshatit dhe policia ndodhen në terren.
Advertisement
Drejtori i Pyjores Adriatik Onjea, nga terreni , ka kërkuar ndihmën e PMNZSH Gjirokastër pasi ka konstatuar një zjarr masiv në ish repartin ushtarak në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.
Drejt vendngjarjes ka shkuar një automjet për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Advertisement