Zjarr në një banesë në Astir/ Humb jetën një grua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në një banesë në Astir/  Humb jetën një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Tiranë mesditën e sotme ku një grua ka humbur jetën tragjikisht.

Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases Lumturi Zaimi, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy