minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Zjarret vijojnë të djegin Tragjasin dhe Karaburunin, banorët largojnë bagëtite nga stanet - Struga.info


Zjarret vijojnë të djegin Tragjasin dhe Karaburunin, banorët largojnë bagëtite nga stanet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarret vijojnë të djegin Tragjasin dhe Karaburunin, banorët largojnë bagëtite nga stanet

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë prezente dhe paraqesin rrezikshmëri në rrethin e Vlorës, zjarri në Karaburun dhe në fshatin Tragjas.

Zjarri mbi fshatin Tragjas është aktiv prej dy ditësh , ndërsa gjatë natës vatra e zjarrit ka zbritur në afërsi të fshatit duke bërë që banorët të largojnë bagëtitë e imta nga stanet aty pranë.

Ndërkohë 20 punonjës të zjarrëfikseve ndodhen që në orët e para në terren duke luftuar me flakët.

Një grup tjetër prej 40 vetash , janë drejtuar në malin e Karaburunit pasi janë disa vatra aktive ende dhe për të shkuar në vendgjarje duhen 5 orë.

Advertisement

Për fikjen dhe normalizimin e situatës bashkë me punonjësit e zonave të mbrojtura është prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe ushtarë të repartit të Poshnjes në Berat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy