Zjarri në kodrën me ullishte/ Balla niset drejt Lushnjës për të monitoruar nga afër situatën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në kodrën me ullishte/ Balla niset drejt Lushnjës për të monitoruar nga afër situatën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur drejt Lushnjës, për të monitoruar nga afër situatën e zjarrit në Zhamë, ku aktualisht ndodhet dhe deputeti Saimir Korreshi.

 

Flakët e zjarrit në Zhamë të Lushnjës, po përhapen me shpejtësi duke djegur ullishte e shkurre. Burimet bëjnë me dije se zjarri ka ardhur nga kodrat e Peqinit dhe era e fortë i ka shtyre drejt Zhamës. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrëfikëse të ndihmuara dhe nga banorë të zonës ndërkohë që janë kërkuar përforcime nga Fieri, Divjaka dhe Berati. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në pikën më të lartë të kodrave të Dushkut.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy