Zjarri në Kukës po përhapet në drejtim të fshatrave, ja cilat janë vatrat aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në Kukës po përhapet në drejtim të fshatrave, ja cilat janë vatrat aktive

Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës, informon lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në Majën e Rrunës.

 

Në njoftim bëhet me dije se vatra e zjarrit në vendin  quajtur “Laku i Thive” është ende aktive.

 

Advertisement

Edhe në drejtimin sipër tunelit të Kalimashit, me gjithë punën e bërë, nuk është bërë i mundur izolimi dhe futja nën kontroll e këtij drejtimi.

 

“Drejtimi i zjarrit ì Qafës së Kumbullë po shkon në drejtimin e fshatit Trull Njesia Administrative Surroj,  ndërsa zjarri i Majës se Rrunës (laku I Thive) po shkon në drejtim të fshatit Shemri Njesia Administrative Malzi bashkia Kukës”, theksohet në njoftim.

 

Advertisement

Për sot janë angazhuar 12 forca zjarrfikës, 5 punonjës të pyjores, 20 forca nga komuniteti, 18 forca ushtarake të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikse, si dhe forca te emergjences civile te Bashkise Kukes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy