Zjarri në Pish-Poro/ Prefekti Shehaj: Katastrofë mjedisore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në Pish-Poro/ Prefekti Shehaj: Katastrofë mjedisore

Vijojne ende te jene aktive vatrat e zjarrit ne masivin pyjor te zones se mbrojtur ne Pish-Poro. Aktualisht ne terren jane aktive rreth 30 vatra zjarri per neutralizimin e te cilave jane te angazhuara 8 mjete zjarrfikese , efektivet e forcave te armatosura , forca te Adzm , 50 forca mbeshtetese te bashkise si dhe dy buldozere, nga te cilet 1 i Forcave te Armatosura dhe 1 i bashkise te cilet po hapin rruget ne pyllin e dendur per te mundesuar nderhyrjen e forcave operacionale. Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojne te jene aktive , me intensitet me te ulet gjate oreve te pasdites, nderkohe qe ato riaktivizohen here pas here te favorizuara nga era e forte duke u perhapur ne zona te ndryshme sipas drejtimit te eres.Po sipas prefektit Shehaj fale angazhimit te strukturave operacionale eshte siguruar mbrojtja e banesave, njesive ekonomike , parcelave me pemetore e ullishte ne kufi te zones pyjore, teksa zjarrin masiv te 5 diteve e ka konsideruar katastrofe mjedisore jo vetem per shkak te siperfaqes se konsiderueshme te pershkruar nga vatrat e zjarrit , por edhe per ndotjen e ambientit ne te gjithe zonen e mbyluar nga tymi prej 5 ditesh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy