Zjarri në spitalin COVID në Tetovë, mes viktimave edhe një mjek

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në spitalin COVID në Tetovë, mes viktimave edhe një mjek

14 persona humbën jetën në Tetovë nga zjarri që përfshiu spitalin për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus mbrëmjen e së mërkurës.

Mes viktimave ka qenë dhe një mjek, i cili ishte i shtruar në spital e nuk ishte në krye të detyrës, bën të ditur “News24”.

Ndërkohë pritet që të bëhen analizat e ADN për të bërë të mundur identifikimin e plotë të viktimave.

“Ngjarja nuk ka ende asgjë zyrtare për identifikimin e personave. Kemi mësuar që mes viktimave ka dhe mosha të reja. Mësohet se mes tyre ishte dhe një 29-vjeçare që ndodhej atje për t’u kujdesur për të ëmën që vuante nga COVID. Është konfirmuar dhe një mjek mes viktimave, që ka qenë pacient me COVID, jo mjek në detyrë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 19 orë nuk ka zhvillime për identifikimin e personave.

Advertisement

Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjëhershme, nuk kanë mundur të shpëtojnë personat që mbetën brenda. Spitali është i përshtatur si COVID, nuk është ndërtesë e mirëfilltë. Zjarri thuhet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi apo oksigjenit”, tha gazetarja për “News24”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy