Zotohet Këlliçi/ Transporti publik në Tiranë do jetë falas, do heqim depozitat nga pallatet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zotohet Këlliçi/ Transporti publik në Tiranë do jetë falas, do heqim depozitat nga pallatet

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi është zotuar në çelje të fushatës se do të ofrojë3 transportin publik falas.

 

Sipas tij, ky premtim është 100% i realizueshëm, teksa shton se kjo gjë kushton vetëm 6.8% e buxhetit të Bashkisë.

 

Advertisement

“Këtë ofroj unë, vërtetësi, mirësi, besnikëri, ndihmë, zgjidhje. Unë jam i pari që besoj në premtimet që kam dhënë, dhe a e dini pse? Sepse janë të gjitha të arritshme, 100% të realizueshme. Jam i lumtur veç kur e mendoj që 200 mijë banorë që udhëtojnë çdo ditë me urban, nuk do të paguajnë më. Me këto rroga e pensione, ato para do t’ju duhen në xhep. Minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj, do ti keni në xhepat tuaj dhe kjo jo vetëm 1 muaj para zgjedhjeve, por çdo muaj, për 4 vite me radhë. U them gjimnazistëve, studentëve, pensionistëve dhe të gjithëve ju që për të njëjtin shërbim mizerabël, jua rritën biletën në 400 lekë: Autobusi do të jetë pa pagesë! Kushton vetëm 6.8% të buxhetit të bashkisë. Taksat tona nuk do t’i marrin më bosat e inceneratorëve. Ju nuk do të mbani më me para ata që janë në kërkim nga drejtësia. Financimi i inceneratorit imagjinar të Tiranës do të ndërpritet urgjentisht! Jo 70 e 80 mijë euro në ditë, por as 400 lekë biletë autobusi nuk do ju marrin më!”

 

Këlliçi më tej u zotua se do të arrijë të sigurojë edhe ujin 24 orë në Tiranë.

 

Advertisement

Të heqin depozitat nga tarracat ishte një tjetër premtim, që Këlliçi kërkon votëbesimin e qytetarëve të Tiranës për ta realizuar.

 

“I kemi ndarë problematikat në dy kategori, brenda shtëpisë dhe jashtë pragut të saj. Uji është problemi më i madh që kemi në shtëpitë tona. Çmimin na e rritën me 44%, por uji vazhdon të vijë me orar të kufizuar dhe nuk plotëson asnjë standard për konsum të shëndetshëm. Objektivi im është t’i heq Tiranës depozitat e ujit mbi tarraca. Për këtë më duhet mbështetja juaj dhe gjykimi i ekspertëve”.

 

Advertisement

Këlliçi foli edhe për trafikun që krijohet në Tiranë, për të cilin tha se do ta reduktojë përmes projektit të tij për të bërë një nënkalim në sheshin Skënderbej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy