Zv.rektori i Universitetit të Korçës: Studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zv.rektori i Universitetit të Korçës: Studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë!

Zv.rektori i universitetit “Fan Noli” në Korçë, Artur Adili deklaroi për mediat se edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë.

Adili theksoi se të gjithë studentët do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit. Pyetjes nëse është duke shkelur urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, ai thotë se ne nuk mund të privojmë studentët nga mësimi.

Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër se studentët nuk do të pranohen brenda ambienteve universitare në rast se nuk paraqesin kartën e vaksinimit, testin negative ose një vërtetim nga mjeku për problematikën shëndetësore që nuk kryhet vaksina.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy