Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta të hapura edhe këtë të shtunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta të hapura edhe këtë të shtunë

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.

 

MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Advertisement

Ministria ben te ditur se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

 

E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy