Zyrtare/ Ja dy deputetët e rinj të PD që i shtohen Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtare/ Ja dy deputetët e rinj të PD që i shtohen Kuvendit

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda janë dy emrat e rinj do ulen në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Këta dy të fundit, kanë qenë emrat më të votuar nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe që do plotësojnë vakancat e krijuara nga dorëheqja e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt.

 

Advertisement

Nebijaj dhe Doda të cilët janë njoftuar nga KQZ, kanë depozituar sot në këtë institucion formularin e dekriminalizimit që pranojnë zyrtarisht mandatin.

 

KQZ në përgjigje të Vizion Plus shprehet: “Në përgjigje të interesit tuaj, Ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ.

 

Advertisement

Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ”.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy