“Zyrtarët publikë, pronarë droge”/ SPAK jep detaje: Falë tyre, lënda narkotike zbarkonte e sigurt në Puglia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zyrtarët publikë, pronarë droge”/ SPAK jep detaje: Falë tyre, lënda narkotike zbarkonte e sigurt në Puglia

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dha detaje të reja për operacionin ndërkombëtar “Shpirti”.

 

Në njoftimin për media sqarohet se zyrtarët publikë në disa raste ishin pronarë droge dhe falë tyre bëhej e mundur arritja e sigurt e lëndës narkotike në brigjet e Puglia-s në Itali. Nga këtu, droga shpërndahej drejt Evropës.

 

Advertisement

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe për një administrator publik (drejtor), një prokuror, tre zyrtar të lartë të policisë e dy punonjës të tjerë policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit të shoqërimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publikë, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë. Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme – në burg (25) persona e në arreste shtëpie (3) persona – janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy