​Çaji është mjekues, por njerëzit me këto sëmundje nuk duhet ta pinë atë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjethet e çajit përmbajnë një sasi të madhe të përbërjeve organike biologjikisht aktive që mund të kenë veti të dobishme, por edhe efekte të shumta anësore.

Konsumimi i çajit mund të jetë potencialisht i dëmshëm nëse ka sëmundje të aparatit tretës, si ulcera e stomakut. Me rritjen e aciditetit, çaji mund të shkaktojë urth dhe acarim të tepërt të mukozave.

Sëmundje të tjera për të cilat është potencialisht e dëmshme të pini çaj, janë hipertensioni, arterioskleroza dhe çrregullimet e gjumit.

Kafeina në çaj mund të shkaktojë dhimbje koke dhe çrregullime të sistemit nervor, dhe çaji i fortë shkakton një rritje të rrahjeve të zemrës. Ajo në kombinim me qumështin, është e keqe për njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, si dhe për ata të cilët kanë probleme me stomakun dhe zorrët.

Advertisement

Gjithashtu, një studim, i cili testoi 30 lloje çaji, zbuloi se të gjithë çaji ka nivele të larta të merkurit, të cilat shkaktojnë probleme me zemrën, veshkat dhe organet riprodhuese.

Në varësi të gjatësisë së gatimit, sasia e metaleve në çaj ishte i ndryshëm. Në disa, përveç merkurit, u gjet edhe alumini. Kjo është arsyeja pse rregulli i parë është të pini çaj për më pak se tre minuta, dhe gjithashtu, do të ishte mirë të shmangni çajin në qese dhe në vend të tij të përgatitni çaj në gjethe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy