3 shenjat që tregojnë se periodat tuaja nuk janë normale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sa herë që dëgjoni fjalën cikël menstrual, gjëja e parë që ju vjen në mend janë dhimbjet e atyre ditëve, nervozizmi, dëshira për të ngrënë gjithçka që ju del përpara etj, por rrallëherë pranoni se ai është shenjë e një organizmi femëror të shëndetshëm, shkruan “Living”.

Nëse cikli juaj është i rregullt dhe ndodh çdo 21 ditë, mos u shqetësoni pasi gjithçka po ecën si duhet, transmeton lajmi.net.

Por nëse vëreni diçka që nuk shkon me periodat tuaja, mos hezitoni të flisni me një mjek sepse kjo gjë mund të lidhet me problematika të caktuara shëndetësore.

Gjakderdhja zgjat shumë ose vëreni mpiksje të mëdha të gjakut

Advertisement

Nëse menstruacionet zgjasin më shumë se 7 ditë, dhe keni gjakderdhje të tepërt deri në atë masë sa për çdo orë të ndërroni tamponët ose vatën, me siguri vuani nga menorargjia.

Një nga shkaqet kryesore mund të jetë mosfunksionimi në rregull i tiroideve, fibroideve ose polipeve në mitër. Shkaku mund të jetë adenomyosis, një çrregullim në të cilën endometrium (shtresa e brendshme e mitrës) është i vendosur në kuadër të myometrium (shtresë e trashë e muskujve të butë në mitër).

Kjo diagnozë mund të konfirmohet përmes ekzaminimit të hollësishëm mjekësor. Gjakderdhje të tepërt menstruale gjithashtu mund të shkaktojnë rrethanat psikologjike në të cilat kalon një femër, si probleme familjare, ankthi, stresi, tensioni, etj.

Cikli juaj zgjat më shumë se një javë ose oligomenorrhea

Advertisement

Cikli menstrual i shtrirë brenda 35 ditësh mund të konsiderohet normal, por në qoftë se ka një distancë akoma më të madhe mes dy gjakderdhjeve menstruale, ky është një sinjal që ju duhet të vizitoni gjinekologun tuaj.

Një nga shkaqet më të zakonshme ndodh kur vezoret prodhojnë testosterone të tepërta, dhe për këtë arsye kemi ovulacion të parregullt, ose s’ka fare fazë ovuluimi.

Shtrëngime dhe dhimbje të fuqishme

Secila prej nesh është përballur me ngërçin në fund të barkut të shoqëruar me dhimbje në ditët e para të menstruacioneve- diçka që mund të zbutet me barëra për menstruacione.

Advertisement

Mirëpo, nëse dhimbjet janë të tilla në çdo muaj dhe ju pengojnë në funksionimin normal atëherë mund të keni endometriozë. Kjo gjë ndodh kur gjendrat që rriten brenda mitrës zgjerohen në pjesët tjera, sikurse tek vezoret dhe fshikëza.

Dhimbjet e mëdha mund të rishfaqen nga muaji në muaj dhe nuk duhet t`i injoroni pasiqë mund të shkaktojnë pasoja serioze. Drejtohuni tek gjinekologu për ndihmë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy