3 sinjalet që jep trupi kur hani më shumë bukë se sa duhet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është vlerësuar se çdo amerikan ha 24 kg bukë në vit. Arsyet janë shumë të thjeshta pasi buka është e shijshme, e përballueshme dhe mund të bartet lehtësisht kudo.

Megjithatë, si shumica e gjërave që shijojnë kaq shumë, edhe buka ka efektet e saj negative në trupin e njeriut. Dhe kur trupi ynë është i “mërzitur”, ai dërgon sinjale për të na treguar se duhet të ndalojmë.

Njerëzit që janë intolerantë ndaj glutenit  pa e ditur këtë mund të ndjehen vazhdimisht të fryrë. Jo vetëm kaq, ata kanë edhe probleme me të shkuarën në tualet për shkak të një pengese të mundshme të zorrëve.

Ju mund të mos jeni intolerant ndaj glutenit, por zhvilloni një ndjeshmëri të lartë kur konsumoni grurë dhe drithëra të tjera. Gjëja më e mirë për të bërë në këtë rast është të bëni një sërë analizash me mjekun tuaj për të kontrolluar nëse gluteni po ju dëmton.

Advertisement

Është e vërtetë që drithërat shumë të përpunuara, të tilla si buka e bardhë, orizi i bardhë, janë të larta në kalori, po  ato ju bëjnë që dëshira për të ngrënë më shumë sheqer të shtohet. Kjo është arsyeja pse kur ndiheni më të trishtuar ose më të stresuar, kërkoni më shumë për të ngrënë dhe jo ushqim të shëndetshëm.

Përveç kësaj, mund të vëreni gjithashtu shtim në peshë, i cili mund të shmanget lehtësisht nëse kaloni në produkte me drithëra të plota.

Përsëri, drithrat e përpunuara janë shkaku i një problemi tjetër që mund të vini re. Ushqimet si makaronat, orizi i bardhë, petët, drithërat dhe çdo gjë e bërë me miell të bardhë mund të shkaktojnë irritime në fytyrë.

Siç tregoi një studim, njerëzit që konsumonin shumë karbohidrate të rafinuara kishin një rrezik 30% më të lartë për të zhvilluar aknet. Kjo kryesisht për faktin se këto produkte janë të pasura me sheqer, gjë që rrit nivelin e insulinës. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy