4 simptomat paralajmëruese të kancerit të fshikëzës së urinës që duhet të njohë çdo grua mbi 60 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe nëse jeni vigjilente në kryerjen e kontrolleve të herëpashershme të gjirit, lëkurës, kanceri i fshikëzës së urinës me siguri nuk është fare në mendjen tuaj, shkruan “Living”.

Për më tepër që ky kancer prek më shumë moshat mbi 60 vjeç, dhe është më i përhapur tek meshkujt sesa tek femrat. Megjithatë, këto statistika nuk duhet të jenë shkak që ju t’i injoroni simptomat e kësaj sëmundje, transmeton lajmi.net.

“Shumë njerëz mendojnë gabimisht se kanceri i fshikëzës së urinës është vetëm një sëmundje për burrat e moshuar”, thotë Arjun Balar, onkolog tek Qendra Mjekësore NYU Langone.

“Por janë më shumë se 18 mijë femra që diagnostikohen me kancer çdo vit në SHBA”. Dhe meqë gratë kanë tendencën më shumë që t’i injorojnë shenjat e para të këtij lloji kanceri, Rrjeti i Mbrojtjes kundër Kancerit të Fshikëzës raporton se gjinia femërore ka më shumë gjasa që të diagnostikohet me këtë sëmundje në faza më të avancuara.

Advertisement

Duke ditur simptomat ju ndihmon të diagnostikoheni më shpejtë dhe shanset për mbijetesë janë më të larta. Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni:

1. Gjak në urinë: Gjaku në urinë është ndër simptomat e para të kancerit të fshikëzës. Shumë gra e injorojnë këtë simptomë duke qenë se e lidhin me ciklin menstrual ose menopauzën. Gjaku në urinë nuk do të thotë medoemos se keni kancer të fshikëzës, megjithatë është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun.

2. Simptoma të ngjashme me infeksionet urinare: Kanceri i fshikëzës mund të ngatërrohet shpesh me infeksionet e traktit urinar, duke qenë se shumë simptoma janë të ngjashme. Pacientët mund të përjetojnë nevojë të shpeshtë për të urinuar, dhimbje gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës, si dhe mosmbajtje të urinës.

3. Dhimbje të pashpjegueshme: Dhimbja zakonisht fillon të shfaqet në fazë më të avancuar të kancerit të fshikëzës. Pacientët mund të kenë dhimbje në pjesën abdominale ose pelvike. Ata mund të kenë gjithashtu dhimbje të kockave, në rastet kur kanceri fillon të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit. Nëse keni dhimbje në këto pjesë të trupit, konsultohuni me mjekun, sidomos nëse i keni edhe simptomat e ngjashme me infeksionet e traktit urinar.

Advertisement

4. Mungesë oreksi: Mungesa e oreksit është një simptomë e zakonshme e kancerit, dhe këtu nuk bën përjashtim as kanceri i fshikëzës. Nëse kanceri ka filluar të përhapet ose masa tumorale është rritur, mund të filloni të humbisni peshë ose të ndiheni të lodhur dhe të keni dobësi. Sigurisht, mund të keni mungesë oreksi për një mijë e një arsye, prandaj mos mendoni menjëherë më të keqen, por flisni me mjekun nëse është e vazhdueshme. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy