5 gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pasi keni ngrënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas një vakti të këndshëm, sidomos në darkë, do të na pëlqente të qëndronim para televizorit duke parë një film ose program televiziv, shkruan Living.

Por kjo është një nga gjërat më të këqija që do të bënim pas ngrënies. Ka disa zakone të vogla, por aspak të mira si ky që do të na ndalonin të kishim një shëndet të mirë, transmeton lajmi.net.

Të flini

Të shkosh të flesh pasi ke ngrënë, shkakton djegie stomaku gjatë natës, siklet dhe fryrje. Një studim i Universitetit të Janinës ka zbuluar se personat që shkojnë për të fjetur të paktën disa orë para se të flenë, janë më pak të prirur të kenë një iktus. Pra rregulli i artë është të mos hani disa orë para gjumit.

Advertisement

Të pini duhan

Për disa njerëz duhani është një ves shumë i fortë. Edhe pse është një nga gjërat më të dëmshme që mund t’u bëni mushkërive tuaja, nëse pini duhan, duhet të prisni disa orë pasi keni ngrënë. Nikotina e cila është prezente tek duhani lidhet me prezencën e oksigjenit gjatë tretjes, duke bërë që trupi të thithë më shumë elemente kancerogjene se zakonisht. Sipas studimeve, të pish një cigare direkt pasi ke ngrënë, është një lloj si të pish 10 cigare njëherësh, duke rritur rrezikun e kancerit të zorrëve dhe të mushkërive.

Të bëni dush

Kur bëjmë dush, trupi ynë rrit qarkullimin e gjakut për të arritur gjymtyrët, duke zvogëluar fluksin e tij në stomak. Kjo gjë dobëson sistemin tretës, duke shkaktuar mungesë efficence, çka mund të shkaktojë dhimbje stomaku.

Advertisement

Të pini çaj

Të pini çaj pas një vakti, mund të ndikojë në përthithjen e hekurit. Acidi tanik prezent në çaj lidhet me proteinat dhe hekurin prezent në ushqimin që hamë, duke ndaluar trupin të përfitojë nga benefitet e këtij të fundit gjatë tretjes duke reduktuar 87%  të absorbimit të tij. Sasitë e ulëta të hekurit në gjak mund të shkaktojnë anemi,  mungesë rruazash të kuqe duke provokuar lodhje ekstreme, debulesë, lëkurë të zbehtë, dhimbje gjoksi, duar e këmbë të ftohta, thonj të brishtë dhe mungesë oreksi.

Të hani fruta

Ndoshta keni menduar se është ok të hani fruta në çdo moment të ditës, por nuk është e vërtetë. Mirë do të ishte t’i hanit me stomak bosh. Kjo sepse kërkojnë enzima të ndryshme për t’u tretur dhe sheqernat e thjeshta të frutave kanë nevojë për kohë që të absorbohen plotësisht nga trupi. Me stomak bosh, do të përfitonit  nga të gjithë nutrientët , fibrat dhe sheqernat, por nëse e hani frutin direkt pas një vakti, mund të mbetet në stomak për një periudhë kohe të zgjatur, duke shkaktuar probleme me tretjen djegie stomaku dhe dhimbje të tjera. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy