5 pyetjet e duhura për t’u bërë përpara se t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje kirurgjikale të kancerit të lëkurës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dr. Gera ka nisur studimet në mjekësi të përgjithshme në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më pas në Rotterdam, Holandë, shkruan Living.

Masterin për mjekësi estetike e ka përfunduar në Londër në vitin 2017. Angazhimin profesional e ka ndarë në kohë mes Tiranës, SHBA, Stambollit, Londrës dhe Hamburgut, transmeton lajmi.net.

Aktualisht vijon specializimin për kirurgji plastike rikonstruktive duke ndarë kohën profesionale mes Los Angeles, SHBA-së dhe Shqipërisë.

Advertisement

Kanceri i lëkurës është kanceri më i zakonshëm që haset. Sipas Fondacionit të Kancerit të Lëkurës, një në pesë amerikanë has kancerin e lëkurës deri në moshën 70 vjeçare. Kemi të bëjmë me të dhëna statistikore shumë të qarta e të sakta, në dukje të frikshme, por që vlen të theksohet se është edhe një nga llojet e kancerit më të shërueshëm.

Edhe melanoma, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës, ka një mbijetesë 99% pesë-vjeçare, gjithmonë nëse zbulohet herët. Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme të lini takime me dermatologun tuaj për kontrolle të rregullta vjetore të lëkurës, si edhe të monitoroni rregullisht vetë lëkurën tuaj.

Dhe çfarë ndodh nëse diagnostikoheni me kancer të lëkurës?

Për karcinomat e qelizave bazale dhe ato skuamoze, dy format më të zakonshme të kancerit të lëkurës, si edhe për melanoma, ndërhyrja kirurgjikale është shpesh i vetmi trajtim i kërkuar (gjithmonë nëse kanceri kapet herët dhe nuk është përhapur).

Advertisement

Edhe pse duket si procedurë rutinë, ka disa gjëra të rëndësishme për të ditur paraprakisht. Po ndaj me ju pesë pyetje të mundshme të cilat mund t’ia bëni mjekut tuaj përpara çdo lloj ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar kancerin e lëkurës:

1. A ka ndonjë masë paraprake para operacionit që duhet të ndërmarr?

Shumica e ndërhyrjeve të kancerit të lëkurës – përfshirë edhe ndërhyrjen MOHS, një teknikë e saktë, e ruajtjes së lëkurës që përdoret shpesh për zonat në kokë dhe qafë – nuk kërkon anestezi të përgjithshme. Por, mbetet një ndërhyrje në fund të ditës dhe meriton një diskutim paraprak me mjekun.  Pyesni mjekun tuaj nëse ka ndonjë medikament, ose suplement që duhet të merrni ose jo paraprakisht.

Për shembull, holluesit e gjakut kanë potencialin më të lartë për të ndikuar në rezultatet e operacionit dhe fazën e shërimit. Zakonisht është më mirë t’i qëndroni besnik medikamenteve të përshkruara me recetë, por ka edhe shtesa të mundshme që mund të merren pa recetë, të tilla si vaji i peshkut, vitamina E dhe gingo, që mund të shkaktojnë gjakderdhje dhe zakonisht duhet të ndalet përdorimi i tyre që dy javë para ndërhyrjes.

Advertisement

2. Çfarë lloj aktivitetesh do të më duhet të reduktoj?

Shumë pacientë nuk e shoqërojnë kirurgjinë e kancerit të lëkurës me reduktim aktivitetesh (apo ndryshim mënyre sjelljeje), ashtu siç do të bënin me operacionet e tjera, por është e rëndësishme të kuptohet se ndërhyrja mund të jetë invazive dhe si e tillë të kërkojë një periudhë reale shërimi.

Më konkretisht, aktivitet fizike që do të duhet të reduktohen varen kryesisht nga vendi ku është i përqendruar kanceri i lëkurës. Plagët shërohen më mirë kur lëkura nuk lëviz vazhdimisht, kështu që nëse kanceri është në një zonë shumë të lëvizshme, siç është shpatulla, krahu ose dora, patjetër që do të duhet të pyesni për sa kohë duhet të minimizoni stërvitjen apo edhe lëvizjen e rregullt.

Është e rëndësishme të pyesni për kujdesin që duhet të tregoni për plagën, veçanërisht si ta mbajmë atë të pastër, çfarë lloj (nëse ka) produktesh duhet të aplikoni, kur duhet të riktheheni për heqjen e qepjes, etj. Do të ishte mirë të rezervoni takimin për procedurën tuaj, kur të keni një agjendë të qartë dhe të siguroheni se nuk po planifikoni ndonjë ngjarje të veçantë.

Advertisement

Kjo do t’ju japë kohën e nevojshme për tu shëruar dhe pushuar (nëse përfshihen kufizime fizike) si dhe të jeni në dispozicion për çdo takim vijues të nevojshëm me mjekun. Nëse nuk është një lloj shumë agresiv i kancerit të lëkurës, shumica e mjekëve do t’ju lejojë të caktoni ndërhyrjen në çdo kohë brenda tre muajsh pas diagnozës.

3. Çfarë lloj pritshmërish mund të kem dhe cilat janë mundësitë e mia për të minimizuar efektet?

Shumica janë më të shqetësuar për shenjat afatgjata që mund të mbeten në lëkurë se sa për vetë kancerin aktual. Dhe kjo është deri diku e kuptueshme, veçanërisht nëse kanceri i lëkurës është në një zonë të dukshme dhe të ndjeshme kozmetike, siç është fytyra.

Është sfiduese për çdo mjek, që t’ju japë një ide të saktë të madhësisë së shenjës së mbetur para kohe; edhe gjatë operacionit të MOHS, ku qëllimi është të krijohet një plagë sa më e vogël, ajo mund të jetë më e madhe se sa pritej dhe kjo shihet rast pas rasti.  Por mos u shqetësoni nëse plaga juaj duket e çuditshme për momentin, pasi me kalimin e kohës ajo shërohet.  Mavijosjet dhe ënjtjet fillestare mund t’ju duken të frikshme, por është krejtësisht normale.

Advertisement

Në druheni se shenja do të mbetet e dukshme, ose se ndodhet në një vend që do t’ju shqetësojë, pyesni mjekun tuaj se sa shpejt pas kësaj mund të filloni ta trajtoni atë dhe cila do të jetë metoda më e mirë. Këtu vlen të sqarohet se përgjigja ndryshon nga pacienti në pacient dhe nga lloji i lëkurës suaj, por ka zakonisht përfshihen nga lazerat në shirita silikoni deri tek kremrat trajtues së plagës.

Në mënyrë të ngjashme, nëse e dini se keni prirjen të krijoni plagë keloide, përmendeni këtë gjë, në mënyrë që kirurgu juaj plastik t’ju këshillojë për mënyra specifike të minimizimit të risqeve.

4. Cilat janë shanset për të patur një tjetër kancer të lëkurës?

Kur një kancer i lëkurës trajtohet me anë të kirurgjisë, qëllimi i procedurës është ta pastrojë atë plotësisht dhe në kufij të qartë. Ekziston një rrezik që kanceri i lëkurës të përsëritet pas trajtimit, megjithatë disa procedura kanë norma më të larta të shërimit se të tjerat. Kjo varet edhe nga karakteristikat e kancerit të lëkurës dhe pacientit. Rreziku për të pasur një tjetër kancer – edhe nëse është i një lloji të ndryshëm, ose diku tjetër në trup – është më i lartë, ndaj kjo i bën sjelljet parandaluese (përdorimi i përditshëm i kremit kundër diellit) dhe kontrollet e rregullta të lëkurës shumë të rëndësishme për këdo që ka bërë një operacion të kancerit të lëkurës.

Advertisement

5. A duhet të shkoj për kontrolle më të shpeshta të lëkurës pas operacionit?

Përgjigja është “Po”, megjithëse saktësisht se sa shpesh do të varet nga lloji i kancerit të lëkurës. Për pacientët që i nënshtrohen një operacioni për heqjen e një melanome, zakonisht rekomandoj kontrolle të vazhdueshme të lëkurës çdo tre muaj dhe për nonmelanomas, çdo gjashtë muaj, për të paktën disa vjet më pas. Mjeku juaj do t’ju japë më shumë udhëzime konkrete, por thjesht mbani mend se do t’ju duhet të ktheheni më shpejt sesa për kontrollet vjetore rutinë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy