9 këshilla se si të keni flokë perfekte të drejta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
9 këshilla se si të keni flokë perfekte të drejta

Flokët e drejta dhe me shkëlqim me të vërtetë kanë një impakt të madh në dukjen tuaj, shkruan “TeenVogue”.

Është një stil i flokëve që do të duket bukur qoftë në një dukje elegante, qoftë një dukjen e të dielës sportive, transmeton lajmi.net.

S’ka rëndësi gjatësia e flokëve, të gjitha mund të duken shumë bukur me flokë të drejtë. Këtu kemi mbledhur disa këshilla nga stilistët e flokëve se si të keni flokët e drejta perfekte.

Advertisement

Përgatituni për flokë të drejta që në dush

Le të bëjmë një gjë të qartë: asnjë shampo apo kondicioner i flokëve do iu jap flokë të drejta. Por produktet për zbutje të flokëve do iu ndihmojnë.

Krihni flokët pas të përdorni kondicionerin dhe shpërlani pak. Pasi të dilni nga dushi mos i thani flokët se e çmendur!

Thani flokët lehtësisht

Advertisement

Tharësja e flokëve është dëmtuesi më i madh  i flokëve, prandaj kur ti thani tundeni lehtë tharësen dhe mbajeni më larg flokëve, transmeton lajmi.net.

Mos i thani komplet, le të themi 80%. Mbani tharësen mbi kokë që flokët të thahen drejtë. Pjesën tjetër të tharjes lëreni të jetë natyrale.

Përdorni brushën e duhur

Advertisement

Përdorni brushë flokësh që nuk iu elektrizon flokët, në rastin ideal preferohet një brushë druri.

Prisni deri sa flokët të thahen komplet

Nëse shihni avull apo dëgjoni kërcëllitje nga flokët tuaja teksa i drejtoni, ndaloni menjëherë.

Kjo do iu shkatërroj flokët. Prisni që flokët të jenë komplet të thara para se të merrni drejtuesen në përdorim, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Përdorni mbrojtës të nxehtësisë

Ka shumë produkte që do iu ndihmojnë të mbroni flokët nga nxehtësia, qoftë krem apo llak.

Produktet për mbrojte nga nxehtësia i aplikoni në flokë ndërkohë që ato janë paksa të lagura.

Advertisement

Kontrollojeni temperaturën

Përpiquni të mos e kaloni nxehtësinë 150-170 në drejtuesen e flokëve. Temperaturat më të larta përdoren vetëm për trajtimet me keratinë.

Ndani flokët në seksione

Nuk duhet vetëm të kapni flokët në grushte ashtu si iu vinë. Ndajini dhe trajtoni me radhë, duke filluar nga flokët poshtë, deri ato në majë të kokës, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Shtypini flokët mirë me drejtuese

Nëse ju nuk aplikoni mjaftueshëm presion, atëherë ju do të duhet të kaloni flokët disa herë nëpër nxehtësi, gjë që veçse do të dëmtoj flokët.

Përdorni produkte që parandalojnë elektrizimin e flokëve

Advertisement

Nëse keni flokë që elektrizohen ose dredhen lehtë, përdorni produkte pa vaj që të parandaloni dredhjen. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy