A duhet të bëni një sy gjumë pasdite? Shkenca thotë se po

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpesh pas gjumit të drekës mund të ndiheni të lodhur, të këputur dhe me siguri mendoni se dremitja ishte një ide e keqe, shkruan “AgroWeb”.

Por mjekët japin të dhëna të tjera për këtë proces, transmeton lajmi.net.

Ai jo vetëm që ju shplodh, por ndihmon trurin tuaj të qëndrojë gjithnjë në formë.

Çfarë thonë ekspertët

Një studim i ri i publikuar së fundëmi tregoi se gjumi i pasdites mund t’ju mprehtjësojë mendjen dhe t’ju ndihmojë.

Advertisement

Studimi, i botuar në revistën General Psychiatry, monitoroi shëndetin fizik dhe mendor të më shumë se 2000 personave ku 1500 mes tyre flinin gjumë rregullisht gjatë drekës.

Vëzhgimi tregoi se personat të cilët dremisnin në drekë ose pasdite për të paktën 1 orë, kishin aftësi më të mira konjitive.

Sipas mjekëve, dremitja e ndihmon trurin të rigjenerohet apo “shërohet” nga lodhja dhe mendimet e ditës.

Teksa flini informacionet e panevojshme fshihen nga disa zona të trurit tuaj duke e përgatitur atë për informacion të ri.

Advertisement

Sa duhet të flini?

Sigurisht që ky pushim ka një kohë të mirëpërcaktuar e cila nuk duhet të kalohet sipas mjekëve pasi mun dtë kthehet në anën e kundër për organizmin.

Jo më shumë se dy orë gjumë pasi keni ngrënë drekë apo gjatë pasdites.

Idealja do të ishte të flini diku mes orës 1 të drekës dhe orës 3 duke filluar nga 10 deri në 30 minuta gjumë ose pak më shumë.

Përtej shplodhjes ky proces do ju qetësojë muskujt, përmirësojë humorin, zvogëlon ankthin dhe rrit produktivitetin për pjesën tjetër të ditës.

Advertisement

Gjithësesi nëse flini më shumë nga sa duhet kjo mund të kthehet në një problem për shëndetin.

Rreth 2 orë gjumë ose më tepër mund të jenë një proces vërtetë i dëmshmëm për trurin dhe të ndikojë negativisht në gjumin tuaj gjatë natës./Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy