A e dini pse shtojmë peshë kur e lëmë duhanin?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ata konstatojnë që shkaku i ndryshimeve është flora e zorrëve. Shkencëtarët e Spitalit Universitar të Zyrihut kanë analizuar për nëntë javë kampionët e jashtëqitjes së personave që kanë pirë duhan dhe qe e kane lënë atë.

Ata kanë konstatuar ndryshime te qenësishme në florën e zorrëve të atyre këtyre personave. Analizat kane treguar se ne zorrët e tyre kanë filluar të shtohen llojet e baktereve të cilat u takojnë familjeve të cilat quhen proteobacteria dhe bacteroidetes, transmeton Lajmi.net.

Këto baktere janë në gjendje të përpunojnë energjinë nga ushqimi dhe ta depozitojnë në qelizat e yndyrës. Mekanizëm ky qe shpjegon faktin pse këta persona, edhe pse pa shtuar kalori me tepër ne dietën e tyre, përsëri shëndoshen me shume pas lënies se duhanit. /Lajmi.net

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy