A është e dëmshme kërcitja e gishtave? Me sa duket e kemi pasur gabim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkencëtarët kanë një përgjigje për të gjithë personat që vazhdimisht kërcasin gishtat dhe që shumë e konsiderojnë si një veprim të dëmshëm, shkruan “Living”.

Ajo që ndodh në të vërtetë kur ju kërcisni gishtat është përthyerja e vendit ku dy kockat e gishtave bashkohen, të cilat janë të mbështjella nga një kapsulë e përbashkët e mbushur me lëng, transmeton lajmi.net.

Në momentin e kërcitjes hapësira mes kockave zgjerohet dhe lëngu i përbashkët bëhet i pamjaftueshëm për të mbushur boshllëkun.

Presioni brenda bie dhe shfaqet një flluskë e mbushur me gaz. Tingulli që ne dëgjojmë është plasja e kësaj flluske.

Advertisement

Në bazë të një testi të realizuar nga studiuesit personat që kërcasin gishtat nuk vuajnë nga enjtja e duarve dhe artriti.

Nëse deri më tani keni menduar se vesi i të kërciturit të gishtërinjve është në dëm të shëndetit tuaj, në bazë të këtij studimi vërtetohet se jeni gabuar.

Megjithatë duhet të dini se ky veprim juaji është shenjë e nervozizmit të shpeshtë. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy