A janë sytë e skuqur simptomë e Covid-19? Ja çfarë thonë ekspertët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Syri rozë mund të mos jetë një simptomë e zakonshme e Covid-19, por është një simptomë e mundshme. Ja çfarë duhet të dini.

Tashmë, ne jemi njohur me simptomat më të zakonshme të Covid-19: marrje fryme, kollë dhe temperaturë. Megjithatë, ekspertët po zbulojnë simptoma të tjera, më pak të zakonshme dhe ndoshta më befasuese: konjuktivitin, i njohur ndryshe si syri rozë.

Sonal T. zëdhënëse klinike për Akademinë Amerikane të Oftalmologjisë, thotë  se rreth 5 për qind e pacientëve me Covid-19 zhvillojnë këtë simptomë të syrit.

Nëse keni sy rozë, mos supozoni menjëherë se keni Covid-19, por as mos e hidhni poshtë mundësinë.

Advertisement

Çfarë është konjuktiviti?

Viruset janë shkaku më i zakonshëm i konjuktivitit, por bakteret dhe alergjitë janë gjithashtu shkaktarë të mundshëm.

Në mënyrë tipike, ka edhe simptoma të tjera: lotim të syve, ndjenjë sikur ka një objekt të huaj në sy, si dhe kruajtje ose djegie përveç skuqjes.

Cila është lidhja mes syrit rozë dhe Covid-it?

Advertisement

Duke qenë se viruset janë shkaktari më i shpeshtë i syrit rozë, ka kuptim që SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të jetë mes tyre.

Dhe ashtu si hunda dhe goja juaj, sytë tuaj janë të veshur nga mukoza (konjuktiva), mënyra kryesore se si SARS-CoV-2 dhe viruset e tjerë hyjnë në trupin tuaj. Kjo është arsyeja pse punonjësve të kujdesit shëndetësor u kërkohet të mbajnë mburoja për fytyrën dhe syze.

Është e paqartë nëse virusi mund të transmetohet përmes lëngut të syrit, megjithëse SARS-CoV-2 zbulohet në lot. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy