A kanë efekt suplementet e vitaminave apo jo?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me miliona persona çdo ditë i konsumojnë këto vitamina, por sipas ekspertëve, ato nuk kanë ndonjë efekt tek përdoruesit, raporton “DailyMail”.

Ata thonë se efekti pozitiv që mund të kenë ato është vetëm në mendjen tuaj, transmeton lajmi.net.

Një studim që ka përfshirë 21,600 persona, ka treguar se personat që konsumojnë suplemente nuk kanë përmirësime në shëndetin e tyre aspak.

I vetmi efekt që kanë ato sipas ekspertëve është sepse personat që i konsumojnë, presin që të ndihen mirë dhe ky mendim pozitiv i shtynë ata që të ndihen më mirë.

Advertisement

Industritë e suplementeve shesin me miliarda kilogram suplemente në vit.

Rreth 30% e përdoruesve të suplementeve shprehen se ndihen më të shëndetshëm, por kjo është plotësisht psikike.

Gjithashtu ky studim konkludoi se shumë persona të shëndetshëm konsumojnë vitamina në formë të suplementeve që të sigurohen që të qëndrojnë të shëndetshëm. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy