A mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës banjat e nxehta?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të qëndroni në një vaskë me ujë të nxehtë mund të ndihmoj në qetësimin e dhimbjeve të nyjeve, largimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit, shkruan “HealthHarvard”.

Një studimi i publikuar online me 24 mars 2020, sugjeron se banjat e përditshme me ujë të nxehtë do të përmirësojnë shëndetin e zemrës tuaj, transmeton lajmi.net.

Kërkuesit kanë analizuar shëndetin e më shumë se 30 mijë personave të moshës së mesme për këtë studim. Pjesëmarrësit kanë plotësuar një pyetësorë në fillim të studimit dhe ata janë përcjellur për rreth 20 vite.

Në krahasim me ata që bënin banjë më rrallë se dy herë në javë, ata që bënin më shpesh treguan rreth 28% rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe 26% rrezik më të ulët për sulm në tru.

Advertisement

Ky studim është i bazuar në observim, prandaj nuk garanton zhdukjen e mundësisë që ju të sëmuren, por i ulë gjasat.

Një studim i bërë më parë rreth banjave të shpeshta, ka treguar se ka të njëjtin efekt sikur të ushtroni.

Por duhet të keni kujdes, banjat shumë të nxehta mund të shkaktojnë konfuzion, mbinxehje të trupit ose humbje të vetëdijes.

Nëse doni të bëni banjë mbani një temperaturë të përshtatshme mesatare pa e ngrohur ujin shumë.

Advertisement

Si përfundim, studimi nuk ka thënë diçka në efektin e mundshëm të dushit të nxehtë në lidhje me sëmundjet e zemrës. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy