A mund t’ju mbrojnë maskat elegante nga koronavirusi?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A mund t’ju mbrojnë maskat elegante nga koronavirusi?

Me pandeminë që nuk duket se do të mbarojë së shpejti, markat e ndryshme të modës filluan të prodhojnë maska antimikrobike që parandalojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të virusit. Mirëpo, sa efektive janë këto maska?, shkruan Cnn, transmeton lajmi.net.

Pa prova të forta shkencore nga markat në të gjithë botën, është e vështirë të vlerësosh nëse maskat elegante antimikrobike mund të mbrojnë njerëzit nga koronavirusi i ri.

Sipas Amy Price, një shkencëtare e lartë kërkimore në laboratorin e Stanford (AIM), “Sfida është që nganjëherë pretendimet bëhen, por ato nuk testohen në maskat aktuale ose me virusin aktual,” tha ajo gjatë një thirrje me video konferencë. “Pra, ata janë mashtrime.”

“Nëse një person ndihet më i sigurt duke veshur një maskë elegante “antibakteriale” kjo siguri është vetëm një iluzion i marketingut dhe mund t’u kushtojë atyre jetën ose shëndetin e tyre”. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy