A ndikon në peshën trupore gjumi më i shkurtër?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjetjet treguan se njerëzit që flinin mesatarisht rreth gjashtë orë gjatë natës, kishin një matje të belit që ishte 3cm më i madh se sa individët që po merrnin nëntë orë gjumë në natë, transmeton lajmi.net.

Rezultatet forcojnë provat që gjumi i pamjaftueshëm mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve metabolike siç është diabeti, sfidat kryesore shëndetësore me të cilat përballet NHS.

Studimi përfshiu 1.615 të rritur që raportuan se sa kohë ata flinin dhe mbanin regjistrime të marrjes së ushqimit, shkruan balanced living life. Pjesëmarrësit morën mostra gjaku dhe u regjistruan pesha e tyre, perimetri i belit dhe presioni i gjakut.

Fjetja më pak u lidh edhe me nivelet e ulura të kolesterolit HDL në gjakun e pjesëmarrësve, një faktor tjetër që mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Kolesteroli HDL është kolesterol “i mirë” që ndihmon në largimin e yndyrës “të keqe” nga qarkullimi.

Advertisement

Duke vepruar kështu, nivelet e larta të kolesterolit HDL mbrojnë nga kushte të tilla si sëmundja e zemrës. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy