Algoritmi i Covid-19: Të zbulosh të infektuarit nga tingulli i kollës së tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një studim i zhvilluar në Amerikë ka identifikuar njerëzit me Covid-19 nga tingulli i kollitjes së tyre. Shkencëtari i MIT, Brian Subirana ka thënë se tingulli ynë ndryshon kur kemi Covid, edhe nëse jemi asimptomatikë. Për këtë, Subirana së bashku me kolegët e tij kanë krijuar një algoritëm që arrin të identifikojë njerëzit me Covid nga tingulli i kollës të tyre.

Ata thanë se ndryshimi thelbësor në tingullin e një kollë tek pacientë pa simptoma nuk mund të dëgjohej nga veshët e njeriut dhe në këtë risi, në teste, u arrit një normë suksesi 98.5% midis njerëzve që kishin marrë një rezultat zyrtar të testit pozitiv të koronavirusit, duke u rritur në 100% tek ata që nuk kishin simptoma të tjera.

“Rastet e përdorimit praktik mund të jenë për studentët, punonjësit apo dhe njerëzve që udhëtojnë.” tregon raporti i publikuar në “Journal of Engineering in Medicine and Biology”.

Disa organizata shëndetësore por edhe Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti Carnegie Mellon kanë punuar në projekte të ngjashme. Në korrik, projekti “Cambridge’s Covid-19 Sounds” raportoi një normë suksesi prej 80% në identifikimin e rasteve pozitive të koronavirusit bazuar në një kombinim të tingujve të frymëmarrjes dhe kollës. Por laboratori MIT ka mbledhur rreth 70,000 mostra audio secila që përmban një numër të kollitjeve. Prej tyre, 2500 janë nga njerëz me raste të konfirmuara të koronavirusit.

Advertisement

Eksperti i inteligjencës artificiale Calum Chace e përshkroi algoritmin si “një mrekulli në një kohë të zymtë”.

BBC-SI

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy