ANALIZA/ Covid-19: Pse po rritet numri i infektimeve dhe po bien shifrat e vdekjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA/ Covid-19: Pse po rritet numri i infektimeve dhe po bien shifrat e vdekjeve

A po zvogëlohen vdekjet për shkak të Covid-19?

Shumica e statistikave tregojnë se megjithëse rastet e Covid-19 janë në rritje në shumë vende të Europës dhe Shteteve të Bashkuara, numri i vdekjeve dhe rastet e komplikimeve të rënda mbeten relativisht të ulëta.
Çfarë fshihet pas këtij trendi?

Mjekët nuk janë të sigurtë se çfarë po ndodh. Disa tregojnë që ndërhyrjet mjekësore janë më të suksesshme në trajtimin e atyre që vuajnë nga komplikimet nga sëmundja. Për shembull, deksametazoni që u tregua kohët e fundit ka përmirësuar nivelet e mbijetesës mes pacientëve që kërkojnë ventilim. Të tjerë argumentojnë se janë të përfshirë faktorë të ndryshëm. Një ide është që Covid-19 tani po bëhet një sëmundje e të rinjve që kanë më pak të ngjarë të vdesin ose të vuajnë nga komplikime serioze.

A tregon kjo se më e keqja mund të ketë mbaruar?

Advertisement

Jo. Studiues të tjerë tregojnë për situatën në SHBA, ku pati një goditje të kohëve të fundit në rastet mes të rinjëve në moshat 20 dhe 30 vjeç por që më pas u pasua nga një goditje në raste tek personat e moshuar që morën sëmundjen nga të rinjtë. Si rezultat, ka pasur një rritje shifrash në vdekje. Një model i ngjashëm mund të ndodhë në Evropë ndoshta në javët e ardhshme paralajmërojnë disa shkencëtarë.

A po bëhet virusi Covid-19 më pak vdekjeprurës?

Kjo ide mbështetet nga disa shkencëtarë. Ata tregojnë për faktin se shumica e viruseve kanë tendencë të humbasin virulencën e tyre. Kjo mund të ndodh edhe me virusin Covid-19, thonë ata. Studiues të tjerë nuk pajtohen, duke thënë se një proces i tillë nuk ka gjasa të ndodhë kaq shpejt. Një sugjerim alternativ është që doza infektive të virusit Covid-19, të transmetuara nga një person te tjetri, mund të jenë më të vogla falë distancimit shoqëror. Dozat më të ulëta do të ishin më të lehta për sistemin imunitar, kështu që niveli i vdekjeve do të binte.

Sipas eksperteve në fund të fundit, këto çështje mbeten të pazgjidhura dhe do të kërkojnë shumë muaj, në mos vite studimesh.(The Guardian, gazeta”Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy