Bota do të përballet me infeksionin e gonorresë sapo pandemia të përfundoj, thonë ekspertët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para pandemisë, bota filloj të ketë numrat më të lartë të personave të infektuar me infeksione seksualisht të transmetueshme, shkruan “Metro”.

Rastet e personave të infektuar me gonorre gjatë dekadës së fundit është rritur për 165%, transmeton lajmi.net.

Që prej fillimit të pandemisë, njerëzit janë socializuar më pak, dhe gjithashtu kanë qenë më joaktiv seksualisht sesa më parë, duke bërë që numri i infeksioneve të reja me sëmundje seksualisht të transmetueshme të jetë më i ulët.

Kjo pra ka quar që numri i përgjithshëm i personave t infektuar me gonorre të ulet për 85%. Mirëpo ekspertët britanik kanë frikë se me lirimin e plotë nga masat e pandemisë, njerëzit do të infektohen në masa të mëdha nga sëmundjet seksuale.

Advertisement

Kjo do të ndodhë për dy arsye, sepse njerëzit kanë kaluar një kohë të gjatë duke qenë pasiv në jetën seksuale, dhe se njerëzit do të bëhen më të shkujdesur kur gjërat të normalizohen.

Ekspertët iu bëjnë thirrje njerëzve që të testohen për sëmundje seksualisht të transmetueshme para se të kryejnë marrëdhënie me njerëz të tjerë, dhe gjithashtu ata këshillojnë që njerëzit të mos kenë frikë ose turp që të kërkojnë partnerit që të testohet.

Është e drejtë e secilit person që të jetë i sigurt që partneri i tij seksual nuk ka sëmundje ose infeksione seksualisht të transmetueshme.

Nëse partneri refuzon, është e zgjuar që të mos kryeni marrëdhënie me ta. Gonorrea është një sëmundje jo edhe aq e rrezikshme nëse trajtohet, por në rast se lihet pa trajtuar ajo mund të shkaktoj sterilitet. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy