“Braktisini me neveri ato parti e partiçka që mision human të mjekëve synojnë ta përdorin e ta kthejnë në betejë për qëllime utilitare”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Braktisini me neveri ato parti e partiçka që mision human të mjekëve synojnë ta përdorin e ta kthejnë në betejë për qëllime utilitare”

Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë Ilir Çumani, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj bluzave të bardha ditët e fundit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, ai ka kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos përkrahur akuzat politike.

“Të nderuar miq! Ju lutem, sot, në këto kohë të vështira që po kalojmë, të gjithë shqiptarët duhet ti drejtohen me mirënjohje kësaj gruaje dhe shumë kolegëve të saj mjekë, që prej mëse 8 muajsh po luftojnë e përballen në një llogore e betejë të ashpër me një armik të pabesë e tinëzar që po kërcënon mbarë njerëzimin…

Është një sfidë dhe betejë e vështirë kjo luftë, por që ajo të fitohet, duhet të gjithë së bashku të bëhemi nje dhe të solidarizohemi me këta heronj të kohës tonë

Advertisement

Braktisini me neveri ato parti e partiçka që synojnë që këtë mision thellësisht human të këtyre bluzave te bardha, duan ta përdorin e ta kthejnë në një beteje për qëllime utilitare… Mjekësia është një tempull i shejntë që ka për sovran profesionistët dhe njerëzit kompetentë të fushës….

I uroj doktoreshë #NAJADA #ÇOMOS jetë të gjatë dhe qofsh përherë faqebardhe….Edhe 💯 heroina jonë…!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy