Çfarë është ushqim i keq për darkë? Gabimi që bëjnë të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne të gjithë e dimë mjaft mirë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për trupin tonë. E dimë se duhet të kemi një dietë të ekuilibruar, e cila përmban karbohidrate, proteina dhe yndyra të shëndetshme, shkruan Class Life.

Duhet të bëjmë pjesë të dietës shumë perime në çdo vakt duke lënë hapësirat e duhura edhe për mishin apo peshkun, transmeton lajmi.net.

Është gjë e mirë të dish se çfarë është e mirë ose jo, por ndonjëherë mund ta gjesh veten para pjatës pa e ditur nëse ushqimi që po të tundon është i mirë apo i keq për organizmin. Atëherë çfarë është ushqim i keq?

Sipas dietologoes Keri Glassman, të hash një hot dog, hamburger, apo çdo lloj ushqimi me mish të përpunuar për darkë mund të jetë një ndër gjërat më të këqija për t’u ngrënë në vaktin e fundit të ditës.

Advertisement

Jo vetëm që mishi i përpunuar ka përmbajtje të lartë natriumi, por edhe sepse të tilla ushqime janë të pasura me yndyra të ngopura (yndyrë e cila e bën stomakun më të madh).

Sa më larg t’u qëndroni ushqimeve me mish të përpunuar si salsiçet, aq më shumë do t’ia ulni shanset vetes për t’u rrezikuar nga sëmundjet e rënda të zorrës së trashë, por edhe nga ato të zemrës. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy