minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Çfarë ndodhë me dhëmbët tuaj nëse konsumoni shumë kafe? - Struga.info


Çfarë ndodhë me dhëmbët tuaj nëse konsumoni shumë kafe?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka asnjë dyshim që të gjithë e duam buzëqeshjen e bukur dhe rrëzëllitëse, sepse e zbukuron të gjithë pamjen tonë. Nuk ka rëndësi se çfarë vesh, një buzëqeshje e bardhë është aksesori më i rëndësishëm.

Shumë njerëz janë të fiksuar për t’i pasur dhëmbët e tyre të bardhë, por e kthejnë në diçka vërtet stresuese kujdesin për t’i pasur gjithmonë dhëmbët perla.

Në fakt, ka vetëm një gabim që bëjmë të gjithë çdo ditë me dhëmbët, mjaft e rëndësishme, që privon edhe buzëqeshjen të jetë më e bardha e mundshme. Fillon me kafen e mëngjesit.

Ndjesë, të dashur kafedashës, por është pikërisht kafja ajo që i nxin dhëmbët. Nëse po përpiqeni të keni dhëmbë sa më të bardhë, edhe një filxhan i vetëm kafe vepron kundër këtij rezultati që doni të arrini.

Advertisement

Pigmentet e kafes janë shkaktarët kryesorë që qëndrojnë në dhëmbë përgjatë gjithë ditës, duke i kthyer ata në një të verdhë aspak të këndshme (që mund të qëndrojë gjatë në dhëmbë).

Po kështu, kafja ka një përmbajtje të lartë acidi, i cili mund të ndikojë në prishjen e smaltit duke i dekoloruar dhëmbët me kalimin e kohës. Për fat të keq, kafja nuk është i vetmi shkak. Edhe lëngjet e tjera me ngjyrë të errët si çaji mund të sjellin gjithashtu të njëjtin dëm. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy