Cilët faktorë shkaktojnë trombozë te vaksinat AstraZeneca dhe J&J

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cilët faktorë shkaktojnë trombozë te vaksinat AstraZeneca dhe J&J

Këto vaksina tashmë po përdoren më së shumti mbi 60 vjeç ku nuk kanë treguar efekte të rënda anësore tek kjo grupmoshë.

Çfarë ndodhi me Johnson&Johnson dhe AstraZeneca

“Një efekt i trombozës dhe trombocitopenisë, në disa raste i shoqëruar me gjakderdhje, është vërejtur shumë rrallë pas vaksinimit me këto vaksina,” kanë shpjeguar autoritetet shëndetëspre si EMA dhe FDA.

Sipas të dhënave rastet e rralla ndodhën brenda tre javëve të para pas vaksinimit dhe kryesisht në gratë nën moshën 60 vjeç.

Efektet u raportuan nga 4 deri në 20 ditë pas valsinimit. Ekspertët mendojnë se ka një lidhje shkaksore midis një produkti në vaksinë dhe trombociteve.

Advertisement

Por pse ndodhin ngjarjet trombolike?

“Së pari, ne duhet të themi se ngjarjet tromboembolike venoze janë relativisht të shpeshta në popullatë, pavarësisht nga vaksinat. Tromboza tipike venoze (tromboza venoze e gjymtyrëve të poshtme dhe ndërlikimi i tyre embolia pulmonare) ndodhin në rreth 1 në 1000 raste në vit në popullatën e moshuar për shkak të faktorëve të ndryshëm (sëmundjet shoqëruese, mosha, lëvizshmëria e zvogëluar, operacionet e mëparshme, etj.).

Përgjithsisht ndodhin tek gjymtyrët e poshtme siç është në këto vende ku gjaku qarkullon me vështirësi më të mëdha. Tek të rinjtë, incidenca është rreth 1 në 10,000, pasi faktorët e rrezikut janë më pak të shpeshtë”, ka shpjeguar  Sergio Siragusa, Drejtori i Hematologjisë në poliklinikën e Palermos. Sipas tij rreth 99% e këtyre ngjarjeve nuk cojnë në gjendje të rëndë apo fatale.

Çfarë ndodh pas vaksinimit Covid?

“Mes pacientëve të vaksinuar me vaksina ARN ose vektor viral (adenovirus) kjo incidencë nuk është rritur por, padyshim, as nuk është zvogëluar. Prandaj, midis një mijë të moshuarve të vaksinuar, një rast i trombozës (rrallë fatale) sigurisht që nuk mund të ndodh vetëm nga vaksina”, thotë Siragusa. Prandaj, në popullatën e vaksinuar, qoftë me ARN apo vaksina të vektorit viral (adenovirus), incidenca e ngjarjeve trombotike është e ngjashme me atë që pritet në popullatën e përgjithshme”, shpjegon mjeku.

Advertisement

Tromboza atipike dhe trombocitopenia

Përveç situatave të përshkruara, ekzistojnë edhe të ashtuquajturat tromboza të rralla atipike (tromboza venoze cerebrale dhe abdominale) të cilat ndodhin, mesatarisht, në 1 rast në 1 milion banorë. Shkaqet e këtyre trombozave nuk dihen gjithmonë dhe shpesh shoqërohen me patologji te tjera, vecanerisht hematologjike (tumoret).

“Këto tromboza të rralla ndodhën në një masë më të madhe në pacientët që morën vaksinën me një vektor viral. Në këto raste potencialisht të lidhura me vaksinimin (ne nuk kemi ende të dhëna të caktuara në lidhje me korrelacionin e tyre të mundshëm ose mekanizmin që i përcakton ato), por  ekziston një element që mungon në trombozën tjetër atipike: tromboza, domethënë ulje e numrit të trombociteve.

Siragusa shpjegon se këto ngjarje kanë të bëjnë me një mekanizëm anomal që çon në trombozë. Në fakt, zvogëlimi i trombociteve në përgjithësi rrit rrezikun e gjakderdhjes, jo trombozës.

Por eksperti shpjegon se vaksinat duhen bërë.

Advertisement

“Nëse nuk vaksinoheni rrezikoni të prekeni nga Covid-19 dhe probabiliteti për të pasur trompozë është shumë më i lartë se sa nga vaksina,” shpjegon eksperti.

Siaps tij duhet të thuhet me zë të lartë dhe të qartë: përfitimet tejkalojnë rreziqet, absolutisht dhe pa e menduar fare.
(Il Giornale, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy