
Perimenopauza është faza para menopauzës që zakonisht femrat në të 40-at e fillojnë, shkruan “Health.Harvard”, transmeton lajmi.net.
Simptomat e saj zakonisht janë çrregullimet në cikël, gjakderdhja më e madhe se përpara, ndryshime hormonale etj.
Në këtë fazë dhe plakja më e shpejtë fillon.
Është e njohur se në këtë fazë shumë femra kanë probleme me gjumin, zgjohen lehtë, nuk mund të flenë dhe shohin më shumë ëndrra.
Gjithashtu paqëndrueshmëria emocionale është karakteristikë shumë e theksuar. Ndryshimet në disponimin e femrave në perimenopauzë janë të paparashikueshme.
Hyrja e ekuilibruar në perimenopauzë do ta bëjë edhe hyrjen në menopauzë më të lehtë, prandaj është me rëndësi të kujdeseni për shëndetin tuaj psikik dhe fizik kur vëreni shenjat e para. /Lajmi.net/