Çka është vaginizmi, e shpjegon seksologu kosovar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Specialist i Seksologjisë, Hajrullah Fejza në një intervistë për lajmi.net ka treguar se çka është vaginizimi dhe kush është i prekur nga kjo sëmundje.

Vaginizem, siç shpjegon specialisti i seksologjisë, nënkupton mosdurimin e futjes së gjësendeve në organin gjenital.

“Ata vijnë në Ordinancën e Seksologjisë Libido për shumë arsyeje. Dallojnë. Djemtë dhe burrat vijnë kryesisht për probleme, fillimisht të dëshirës seksuale, sepse ka persona që kanë mungesë të dëshirës seksuale, pastaj kanë probleme me akulimin. Kanë akulim të hershëm ose të vonshëm. Pastaj janë problemet e eksitimit me ereksionin. Ndërsa, vajzat dhe gratë kanë probleme tjera. Edhe ato problemin e parë e kanë mungesën e dëshirës seksuale, pastaj kanë çrregullime të eksitimit seksual. Problemi më madhorë tek këto grupe është problemi me orgazmën. Këto probleme janë shumë të shprehura tek gratë. Një kategori e caktuar e vajzave, apo grave të reja vinë për një problemë që është bukur i shprehur në Kosovë dhe dihet pak për të, quhet vaginizëm, që nënkupton mosdurimin e futjes së gjësendeve në organin gjenital. Ka raste të rënd dhe të shumta të kësaj kategorie. Është rast i rëndë kur një çift vjen dhe thotë jam i martuar që shumë vite dhe nuk ka arritur ende të performojë marrëdhënie seksuale me penetrim. Ka raste kur këta persona kanë kërkuar ndihmë tek gjinekologu, psikiatri, psikologu, tek hoxha, por asnjëri nga ta nuk i është qasur drejtë problemit të vagjinizmit që nënkupton trajtim pak më të gjatë dhe nga ana e profesionistit. Vinë edhe çiftet. Është për tu marr lakmi, sidomos çifteve të reja, që janë në lidhje paramartesore dhe para se të futën në marrëdhënie seksuale vinë për konsultime, dhe marrin informata se çka kupton marrëdhënia seksuale, etj”, ka thënë ai.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy