Covid-19 ka gjasë të transmetohet përmes spermës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Transmetimi i koronavirus përmes spermës nuk mund të injorohet, ka thënë top-eksperti i fertilitetit në Britani, raporton “DailyMail”.

Profesori Allan Pacey nga universiteti i Sheffield, ka thënë se për momentin ka pak dëshmi të transmetimit përmes lëngjeve trupore, transmeton lajmi.net.

Por, mundësia nuk mund të injorohet. Eksperti thotë se tema është shumë e limituar pasi që nuk kanë mundur të testojnë rreth saj mjaftueshëm për të ardhur në një përfundim, por disa fakte drejtojnë drejt kësaj përgjigje.

Janë bërë disa testime që sugjerojnë se Koronavirus mund të prekë edhe testikujt. Kjo ka ardhur pasi që disa nga pacientët me koronavirus kanë përjetuar çrregullime ose sëmundje të organeve gjenitale pas infektimit me virus.

Advertisement

Profesori pretendon se ka rishikuar 14 dokumente shkencore rreth fertilitetit mashkullorë dhe ndërlidhjes së tij me Covid-19.

Vetëm katër nga ato kanë përfshirë testime, duke nxjerrë në total prej 300 mostrave, që nuk mjafton për të ardhur në një përfundim të saktë.

Covid-19 përdorë proteinat thumbuese për tu lidhur me proteinat ACE2 për të infiltruar trupin njerëzorë. Këto qeliza gjenden më së shpeshti në rrugët e frymëmarrjes, zemër, enë të gjakut, veshka, mëlçi dhe testikuj. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy