Covid-19 në 24 orët e fundit: 963 të shëruar, 57 raste të reja dhe 1 humbje jete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid-19 në 24 orët e fundit: 963 të shëruar, 57 raste të reja dhe 1 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë tha sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1,952 testime, prej të cilave janë konfirmuar 57 infektime të reja.

Po sot, betejën me koronavirusin e kanë fituar 963 pacientë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit një pacient kanë ndërruar jetë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Maj 2021)
Raste të reja ditore 57
Të shëruar në 24 orë 963
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,952

Advertisement

Testime totale 658,828
Raste pozitive 131,723
Raste të shëruara 117,089
Raste Aktive 12,222
Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10244
Shkodër 341
Fier 294
Korçë 234
Gjirokastër 245
Durrës 199
Vlorë 189
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 91
Dibër 85
Kukës 65

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy