Covid-19 në 24 orët e fyndit: 5 humbje jete dhe 833 raste të reja, mes viktimave një 26-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid-19 në 24 orët e fyndit: 5 humbje jete dhe 833 raste të reja, mes viktimave një 26-vjeçar

Kjo e diel ka shënuar një numër të konsiderueshëm të rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me një ditë më parë.

Si rezultat i 3511 testime, janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 833 persona, teksa 5 prej tyre kanë humbur jetë. Mes viktimave është edhe një 26-vjeçar.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht numri i të shëruarve ka ardhur në rritje, teksa situata në spitale është stabël.

Advertisement

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar”, thuhet në njoftim.

Edhe njëherë ministria bën apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19”, përfundon njoftimi.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki

349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin,  Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.

Advertisement

COVID-19 – Statistika (24 Janar 2021)

Raste të reja ditore 833
Të shëruar në 24 orë 506
Të shtruar në spitale  286
Humbje jete në 24 orë  5
Testime ditore 3511

Testime totale 334,798
Raste pozitive 72,274
Raste të shëruara 43,890
Raste Aktive 27,069
Humbje jete 1315

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 15841
Fier 1981
Durrës 1505
Shkodër 1344
Elbasan 1149
Vlorë 1045
Lezhë 1000
Korçë 914
Berat 834
Gjirokastër 541
Dibër 501
Kukës 414

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy