Covid-19: Vaksina e Oksfordit pritet të dalë para rregullatorëve në fund të 2020

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid-19: Vaksina e Oksfordit pritet të dalë para rregullatorëve në fund të 2020

Vaksina potenciale për koronavirusin që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca mund të vihet para rregullatorëve deri në fund të këtij.

Lajmin e bëri të ditur të martën drejtori i grupit të vaksinave në Oxford.

“Është thjesht e mundur që, nëse rastet grumbullohen me shpejtësi në testet klinike, ne mund t’i vendosim të dhënat para rregullatorëve këtë vit, dhe më pas do të vijojë një proces që duhet kaluar në mënyrë që të bëhet një vlerësim i plotë i të dhënave,” tha profesori Andrew Pollard.

Sidoqoftë, duke folur për BBC Radio 4, Pollard paralajmëroi se procesi mund të zgjasë më shumë në varësi të sa të dhëna janë në gjendje të mbledhin shkencëtarët, shkruan abcnews.al

Advertisement

“Unë mendoj se me kohën, pasi virusi do të vazhdojë të transmetohet në komunitetet tona, ne do të kemi, madje me njëmijë njerëz, përfundimisht informacione të mjaftueshme për të ditur nëse vaksina funksionon apo jo, por kjo mund të zgjasë me vite,” u shpreh Pollard më tej.

“Fakti që kemi 20,000 njerëz që marrin pjesë në testet tona do të thotë që ajo periudhë kohe do të jetë më e shkurtër, por për fat të keq nuk mund ta parashikoj plotësisht të ardhmen për sa raste do të ndodhin në muajt e ardhshëm,” shtoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy